Vrasja e Devi Kasmit ka zbuluar një grup të strukturuar kriminal dhe vrasësish me pagesë. Zyrtarisht policia tha se vrasësi i 42-vjeçarit është një qytetar grek, i cili ka qenë punonjës i forcave speciale greke.
Në momentin e arrestimit 41-vjeçarit grek, Efthymiou Efthymious i janë gjetur një shumë e madhe euro dhe lekë shqiptare të cilat dyshohet se janë pagesa për vrasjen e Devi Kasmit mbrëmjen e së hënës.
Po ashtu policia ka arrestuar edhe: Elton Halipaj 36 vjeç, Malvin Dinellari. Ndërkohë në kërkim janë shpallur: Elton Hoxhallari dhe Altin Hoxhallari. Polcia thotë se është sekuestruar arsenal armësh: kapur snajper, pistoleta, sasi eksplozivi.
Diskutime rreth kësaj post