Ekzekutim në aksin Lushnje-Fier, 1 i vdekur e 2 të plagosur
Një person është vrarë me armë zjarri pasditen e kësaj të premteje në autostradën Lushnje-Fier.
Këtë ekzekutim në aksin Lushnje-Fier e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave trupi i viktimës është gjetur në bordin e një makine në vendin e quajtur Mulliri i Artë.
Nga burimet mësohet se dy persona që udhëtonin në të njëjtën makinë me viktimën kanë mbetur të plagosur nga të shtënat.
Agjentët e antikrimit në Drejtorinë e Policisë së Fierit ndodhen tashmë në vendin e ngjarjes, prej nga mësohet se automjeti ku ndodheshin është gjetur në flakë. Gjithashtu, shtojnë burimet, aty pranë është gjetur një armë zjarri e tipit Kallashnikov dhe disa gëzhoja pistolete. Ndërkohë, rreth 1 kilometër më tej është gjetur edhe një automjet tjetër i përfshirë nga flakët, që dyshohet të jetë i autorëve të atentatit të armatosur.
/ Top Channel ((Top Channel))
Diskutime rreth kësaj post