Një ekip gazetarësh dhe teknikësh të Klan Kosova janë sulmuar me gurë nga ekstremistët serbë që mbajnë të bllokuar veriun e vendit. Ata kanë qenë duke lëvizur me makinën e loguar të televizionit në Zubin Potok, një ndër pikat më të nxehta tashmë, kur janë qëlluar.
Gazetarët Qëndresa Bellagoshi, Drin Demiri, kameramani Agon Bejtullahu dhe shoferi Elsad Sinani, janë sulmuar në fshatin Zupç. Gazetarja Bellagoshi dhe shoferi Sinani kanë marrë trajtim mjekësor, pasi që xhamat e veturës së thyer nga gurët i kanë prekur në fytyrë. Ndërsa, Demiri dhe Bejtullahu kanë shpëtuar pa lëndime.
Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës.
“Sulmet e vazhdueshme përbëjnë kërcënim serioz për sigurinë e gazetarëve dhe pengojnë raportimin për zhvillimet në veri. Andaj, AGK-ja, kërkon nga KFOR-i dhe EULEX-i që të luajnë rol shtesë për të garantuar sigurinë fizike të gazetarëve, që vazhdojnë të jenë cak i sulmeve të organizuara nga grupe personash të maskuar”, thotë Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
Diskutime rreth kësaj post