Ekstrakti QKR/ Gjyqtarja e 17 katëshit te Diga, e afërmja e aksionerit të GENER 2
Thellohet skandali i ndryshimit surprizë që iu bë trupës gjykuese të çështjes për pallatin 17 katësh nën Digën e Liqenit Artificial, i cili po ndërtohet nga kompania GENER 2 me lejen e dhënë nga ish kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha në vitin 2014.
Në fillim të javës, media ka hedhur dyshime se një nga anëtaret e trupit të ri gjykues që ka marrë çështjen në shqyrtim, respektivisht gjyqtarja Enkelejda Metaliaj-Softa, ka lidhje të afërta me Artan Metalinë, përfaqësues i GENER 2 dhe aksioner i kompanive në pronë të Bashkim Ulajt, ndërtues dhe pronar i GENER 2.
Gazeta po publikon më poshtë ekstraktin e QKR, i cili vërteton se Artan Metalia është aksioner i kompanisë ATU (ALBANIAN TELECOMMUNICATIONS UNION), një nga kompanitë e njohura në pronë të Bashkim Ulajt, e cila gjatë qeverisjes së Sali Berishës është kontraktuar për hapjen e rrugëve dhe vendosjen nën tokë të kabllove të fibrave optike.
E afërmja e Artan Metalia, gjyqtarja Enkelejda Metaliaj-Softa, është prej pak ditësh anëtare e trupit gjykues që po shqyrton çështjen e 17 katërisht te Diga e Liqenit, pronë e Bashkim Ulajt dhe kompanisë së tij GENER 2, çka vërteton edhe një herë se gjyqtarja në fjalë është në konflikt të pastër interesi me këtë çështje.
Diskutime rreth kësaj post