Drejtoria e Policisë së Shtetit bën të ditur se nga Zyra Qëndrore Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Klajdi Demçe, 22 vjeç, lindur në Korçë.
Nëpërmjet një deklarate për mediat, Policia e Shtetit sakteson se “Ekstradimi i tij u bë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendim nr.41-2014-2237 (358), datë 30.06.2014, e ka dënuar shtetasin Klajdi Demce me 8 vjet burg për kryerjen e veprave penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Prishje e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 278/4, dhe 274 të Kodit Penal”.
“Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i tij ne Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Diskutime rreth kësaj post