Policia e Shkodrës është e angazhuar maksimalisht për të zbardhur atentatin ndaj shtetasit Lulzim Kulla. Ende nuk dihen se cilet janë autorët. E vetmja shpresë për policinë është personi i cili mendohet se është filmuar nga kamerat e sigurisë në momentin kur ka vendosur motorçikletën e cila kishte sasinë e tritolit.
Në orët e mëngjesit ka qenë vetë drejtori i policisë vendore Gjovalin Loka, zëvendës drejtori Erzen Cera dhe shefi i krimeve të rënda Gentian Berberi ata të cilët kanë lënë zyrën duke zbritur në terren.
Të tre bashkë kanë ecur në këmbë që nga vendi i ngjarjes dhe deri në fund të lagjes Rus duke parë me imtësi të gjithë vendin.
Ata kanë studiuar të gjithë rrugët se ku mund të jetë futur drejtuesi i motorçikletës ashtu siç kanë parë të gjitha objektet të cilat kanë kamera sigurie për të bërë të mundur gjetjen e lëvizjeve të personit që ka vendosur aty motorçikletën.
Pavarësisht përpjekjeve duket një rast i sofistikuar dhe që vështirë mund të zbardhet nga policia./ShkodraNews
Diskutime rreth kësaj post