Fetah Mataj është pronari i vilës tre katëshe në lagjen 15 në Durrës, në të cilën dje po kryheshin ende punime.
Në mesnatë një shpërthim eksplozivi ka tmerruar familjarët. Ai tregon për “Panorama” se dje ishin duke punuar poshtë. “Unë jetoj lart bashkë me gruan dhe dy djemtë. Ishte ora 01:30 kur dëgjova shpërthimin dhe u tmerruam, ishte shumë i fortë”-thotë ai.
Ai tregon se u mundua të siguronte fëmijët dhe gruan dhe zbriti poshtë të shikonte se cfarë kishte ndodhur. ‘Poshtë ishte shkatërruar, njoftova policinë, sapo morëm veten”- thotë ai. Pyetur se ku dyshon, ai përgjigjet se nuk ka ide. “Unë nuk kam konflikte me njeri, nuk e di kush mund ta ketë bërë këtë dhe as pse”- thotë ai.
Eksploziv vilës së të dënuarit në Durrës, kishte pak që ishte liruar nga burgu. Një sasi eksplozivi ka shpërthyer para një banesë tre katëshe në Durrës. Shpërthimi është dëgjuar në mesnatë dhe ka qenë i fuqishëm, por për fat raportohen vetëm dëme materiale.
Diskutime rreth kësaj post