Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit ku në një makinë shpërtheu nga një sasi lënde eksplozivi.
Fatmirësisht kjo ngjarje nuk pati viktima por është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, shtetasi Evrin Memo.
Ndërkaq së fundmi është publikuar një video nga vendngjarja shihet momenti kur i plagosur nxirret nga makina e shkatërruar dhe transportohet për në spital.
Detaje të reja janë bërë të ditura në lidhje me shpërthimin që tronditi mbrëmjen e djeshme në Fier, sipas informacioneve mësohet se ky shpërthim mund të ketë lidhje me konflikte pronash të familjes së të plagosurit.
Për këtë ngjarje Policia po heton në dy pista; hakmarrja dhe konflikti për pronat.
Makina e të plagosurit Evrin Memo ishte parkuar afër banesës, në momentin që ai është ulur në sedilje ka shpërthyer eksplozivi.
Lënda shpërthyese ishte vendosur në krahun e pasagjerit.
Ende nuk është konfirmuar nga policia por dyshimet paraprake janë se eksplozivi është aktivizuar me telekomandë.
Diskutime rreth kësaj post