Shqipëria është shndërruar në një destinacion popullor këtë vit, me pushuesit që dynden në vendin ballkanik, edhe falë Rivierës së saj mahnitëse bregdetare”, shkruan Zinara Rathnayake në një artikull të botuar në “The National”.
“Vitin e kaluar, vendi mesdhetar priti mbi 10 milion vizitorë dhe unë pata fatin të jem një prej tyre. Me të mbërritur natën vonë në Shkodër, një orë e gjysmë në veri të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, mikpritësi im më mirëpret me një pjatë me petulla, të shërbyera me reçel të bërë në shtëpi. U ndjeva menjëherë e mirëpritur dhe ishte një ndjesi që më shoqëroi gjatë gjithë vizitës sime në Shqipëri.
Me një popullsi prej rreth 200 mijë banorësh, Shkodra, mes Malit të Zi dhe Alpeve shqiptare të mbuluara me borë, shpesh është vendpushim për vizitorët. Por, qyteti ia vlen të eksplorohet për shtigjet e tij që të çojnë në Kalanë 400-vjeçare të Rozafës, aty ku dy lumenj formojnë shirita përgjatë peizazhit përreth.
Gjithashtu, Shkodra është e përkryer për t’u eksploruar me biçikletë nëpër rrugët e saj me kalldrëm, para se të niseni për në fshat. Një shëtitje 70-minutëshe me varkë nëpër kanionet e larta të rezervuarit të Liqenit të Komanit më çoi në një bujtinë në malet veriore, me pamje nga një liqen blu smerald, i rrethuar nga shkëmbinjtë e thyer. Një tufë pulash, një dhi dhe një mace dembele më bënin shoqëri gjatë qëndrimit tim.
Agroturizmi po ndihmon për të vendosur Shqipërinë rurale në hartën e turizmit duke krijuar njëkohësisht mundësi të reja ekonomike”, thuhet në artikull.
Më pas, qyteti i radhës ishte Berati, një vend 2400-vjeçar i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Këtu, Lumi Osum kalon pranë qytetit dhe lagjja e vjetër e qytetit strehon rezidenca të epokës osmane me çati të kuqe qeramike, mure të bardhë dhe dritare prej druri.
Diskutime rreth kësaj post