Avdyl Sinani, dekan i Teknologjisë ushqimore dhe ekspert ushqimi tha në emisionin Good Morning Albanians se buka është ushqim bazë me anë të të cilit trupi merr kaloritë që i duhen.
Sinani shpjegoi se përveç 6-7 për qind të popullsisë që kanë intolerancë nga gluteni dhe prania e tij u shkakton dëme në organizëm, për pjesën tjetër të popullatës, mungesa e bukës mund të shkaktojë lodhje të trurit.
“Pjesa kryesore e trurit ushqehet me karbohidrate, mungesa e kësaj do të sjellë lodhje të trurit. Vetëm 6-7 për qind e njerëzve kanë intolerancë ndaj glutenit, pjesa tjetër ka nevojë për të. Me 200 gramë bukë në ditë marrim 200-400 gramë kilokalori”, shpjegoi eksperti.
Diskutime rreth kësaj post