Eksperti Ervin Karamuço, ka folur në lidhje me sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë nga hakerat iranianë i nisur prej disa muajsh, ku foli dhe për skenarë të frikshëm, teksa tha se “mund të ketë përplasje, të operative që kanë ndjekur dhe kanë bledhur informacion, pra skenarët janë shumë të frikshëm dhe urojë mos të ndodhin”.
“Do të rezervohesha të thosha që për të gjitha sistemet tona jemi në vitin 0, por na janë dëmtuar shumë rëndë. Flasim këtu për sisteme të shkëmbimit të informacionit të mbrojtjes së kufijve të integruar të statusit dhe vijimit të ndjekjes penale të personave, të informacionit operativ në lidhje me bandat e organizatat janë shumë, jashtëzakonisht janë shumë sensitive, shumë të rrezikshme sepse ato edhe po nuk janë zeruar na rrezikojnë rendin e sigurisë publike. Mund të ketë përplasje, rivalitete, të operative që kanë ndjekur dhe kanë mbledhur informacion, pra skenarët janë shumë të frikshëm dhe urojë mos të ndodhin”, u shpreh eksperti Ervin Karamuço.
Diskutime rreth kësaj post