Anthony Fauci, eksperti kryesor i qeverisë amerikane tha sot me siguri se koronavirusi do të kthehet sërish për një valë të dytë në fund të vitit.
Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, shtoi se për valën e dytë të koronavirusit, por vendimtare do të jetë mënyra sesi ne do të përballemi me pandeminë.
“Është e pashmangshme që ne të mos kemi një kthim të virusit. Ai është përhapur globalisht. Nuk mund të zhduket sa hap e mbyll sytë nga planeti.
Mënyra sesi ne do ta trajtojmë do të vendosë fatin tonë. Masat e përcaktuara duhen ekzekutuar në kohë, ndryshe do të përballemi me një dimër të keq,” – tha ai.
Diskutime rreth kësaj post