Eksperti i ekonomisë Dritan Shano nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka ngritur alarmin për efektet e tërthorta që do të kenë në ekonominë e vendit tonë masat e marra në kuadër të parandalimit të përhapjes së mëtejshme të koronavirusit.
Sipas tij, mbyllja e ekonomisë si kurë ndaj COVID-19 është më keq se virusi, pasi do të mbetemi pa asnjë lekë në xhep dhe do të kemi vështirësi edhe për t’u ushqyer.
Shano thotë se kjo situatë është e krijuar nga qeveritë, me një arsyetim gjakftohtë se mbyllja e ekonomive sjell vdekjen më të ngadaltë të njerëzve, por kjo është diçka që askush nuk mund ta provojë.
Postimi i plotë:
“Situata e krijuar nga koronovirusi është në fakt situatë e krijuar nga qeveritë, me arsyetimin gjakftohtë se mbyllja e ekonomive e sjell vdekjen e njerëzve më ngadalë se Covid-19. A është e vërtetë kjo? Askush nuk mund ta thotë me siguri.
Ajo që është e vërtetë, sipas OBSH, është se në 100 njerëz të prekur nga virusi, rreth 80 prej tyre imunizohen në këmbë, 15 kanë nevojë për trajtime të ndryshme mjekësore, dhe vetëm 5 për terapi intensive. Ata që humbin jetën janë kryesisht tek ky grupi i fundit i 5 njerëzve.
Nga ana tjetër, prej mbylljes së ekonomisë nga qeveritë në 100 njerëz të prekur, të 100-ve u nxihet jeta, dhe të 100-ë mbeten pa punë, pa para, pa ushqim.
Por hesapet, tani pas tre javësh a më shumë, secili prej jush mund t’i bëjë vetë. Duke futur dorën në xhep dhe duke parë televizor baballarët e gjetur. Personalisht, mendoj se mbyllja e ekonomisë si “kurë ndaj Covid-19, është më keq se virusi vetë”. – ka shkruar ai.
Diskutime rreth kësaj post