Eksperti i ekonomisë Enton Duro ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv, mbi inflacionin dhe krizën e çmimeve në vend.
Duro tha se ekziston rreziku që varfëria në Shqipëri të rritet, duke shtuar se një numër i lartë i qytetarëve shqiptarë kanë minimum të ardhurash dhe konsumojnë vetëm për ushqime.
“Presionet inflacioniste kanë nisur pas pandemisë, problemi aktual është se ky inflacion nuk ishte siç u parashikua, vetëm i kërkesës por përkthehet në goditje ndaj biznesit dhe prodhuesit. Nga krahu tjetër dëmton fuqinë blerëse të konsumatorit, i cili është mesatar i varfër, sepse nivelin e të ardhurave e kemi më të ulëtin në rajon.
Shtresa të cilat kanë minimum të ardhurash, konsumojnë vetëm për ushqim. Ne nuk kemi tregues të drejtpërdrejtë të varfërisë, Banka Botërore bën vlerësime për varfërine dhe 2021 që pati rritje të lartë ekonomike, nga një nivel negative pati efekte pozitive, pati reduktim në varfëri, të paktën për atë vit.
Por mesa shohim do të rritet sërish varfëria, është vulnerabël, lëviz në fasha të ndryshme. Varfëria është privimi i kushteve normale të jetësës, është thirrje për ndryshim, të ndryshohet mënyra si është ndërtuar shoqëria”,u shpreh Duro.
Diskutime rreth kësaj post