Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një tjetër anëtar nga ndërkombëtare e Bordit të Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të Lartë, Tomas Jelenski.
Në postimin e tij Rama thekson se Jelenski ka themeluar disa programe pasuniversitare në shumë universitete evropiane dhe gjatë një dekade ai ka qenë i deleguar nga Ministria e Shkencave dhe Arsimit të Lartë e Polonisë në Komitetin Ndërsektorial të Arsimit e të Bursave për të Huajt.
Deklarata e Ramës:
Tomas Jelenskidrejton Qendrën Ndërkombëtare të Arsimit dhe ka themeluar disa programe pasuniversitare në shumë universitete evropiane. Gjatë një dekade ai ka qenë i deleguar nga Ministria e Shkencave dhe Arsimit të Lartë e Polonisë në Komitetin Ndërsektorial të Arsimit e të Bursave për të Huajt dhe që prej vitit 2020, është emëruar Kryetar i Komitetit të Ekzaminimit në Agjencinë Kombëtare për Shkëmbime Akademike në Poloni. Ai është përzgjedhur si ekspert i Komisionit Evropian dhe Fondacionit Evropian për Shkencën”, shkruan Rama.
Diskutime rreth kësaj post