Anija spanjolle “Open Arms” ka shpëtuar 265 njerëz nga anijet në Mesdhe në ditët e fundit dhe tani po kërkon porte të sigurta që do t’i lejojnë ata të zbresin, tha një zëdhënës i anijes të dielën me një mision për të shpëtuar migrantët në det.
Anija kërkoi leje për t’u ankoruar në Itali, por ende nuk ka marrë një përgjigje.
“Open Arms” tani ndodhen rreth 100 kilometra nga ishulli italian i Lampedusas.
Burra, gra dhe fëmijë në varka prej druri në ujërat libiane u shpëtuan nga deti në dy operacione të ndara. E para u krye në ndërrimin e viteve kur u shpëtuan 169 njerëz, dhe e dyta të shtunën kur u tërhoqën edhe 96 persona të tjerë.
Shumica e njerëzve janë nga Eritrea, sipas organizatës humanitare.
Anija e shpëtimit “Open Arms” lundroi nga Spanja pas Krishtlindjeve në një mision të ri në Mesdhe.
Kjo është vetëm një nga anijet e shpëtimit që veprojnë në Mesdhe.
Zyrtarët në Itali janë përpjekur të parandalojnë operacione të tilla duke pretenduar se ata janë duke inkurajuar migrantët e mundshëm të largohen, pikërisht nga fakti se e mbështesin fatin e tyre te organizatat humanitare që i tërheqin ata nga deti dhe i çojnë në qendrat e pritjes.
Diskutime rreth kësaj post