Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur te ALUIZNI teksa punonjësit nuk kanë marrë ende pagat.. Bëhet fjalë për qindra specialistë dhe nivele të tjera të punësuarish të cilët edhe pse po mbaron muaji shtator, nuk janë paguar ende për muajin Gusht.
Burime te besueshme për Lajme.al konfirmojnë se Agjencia e Legalizimeve ka dhënë vetëm 28% të pagës së Gushtit ndërkohë që nuk ka asnjë shpjegim për situatën.
Lënie pas dore të qindra punonjësve për shkak te angazhimit të administratës në fushatë, apo mungesë fondesh? Në fakt, një të punësuari mesatar i është dhënë vetëm 12 mijë lekë nga një mesatare prej 43 mijë lekësh.
Ndërkohë, punonjësit nuk janë sqaruar për situatën dhe nëse paga e gushtit do të merret së bashku me të shtatorit, apo edhe ky muaj do të shtyhet për në dhjetor.
Ekskluzivisht për Lajme.al, punonjësit tregojnë se atyre nuk u është komunikuar asgjë, sikurse edhe nuk janë vënë në dijeni për rinovimin e kontratave ose jo.
Lajme.al shkruan se situata që ka përfshire ALUIZNI-n nuk dihet nëse po ndodh edhe në agjencitë e tjera. Mësohet se pagat i kanë marrë vetëm nëpunësit apo punonjësit e emëruar, dhe jo me kontratë. /Lajme.al
Diskutime rreth kësaj post