Edhe shteti rus ortodoks, zyrtarisht, këtu e 300 vjet më parë, i konsideronte shqiptarë himariotët, që flasin edhe greqisht, njofton “lajme.al”.
“Ekziston edhe një krahinë, Himara, ku populli është i lirë, që quhet Shqipëria e Vogël (flet edhe greqisht)” [rusisht: Yest’ takzhe provintsiya Himara, narod v ney vol’nyy, nazyvayemyy Maloy Al’banii (govorit i po-grecheski), shih faksimilen e fragmentit].
Kjo frazë ndodhet në tekstin “Historia e Rusisë që nga kohët më të lashta”. Libri XIV. Vitet 1766-1772, faqja 476, shkruan www.lajme.al referuar materialit ekskluziv që disponon.
[origjinali: Istoriya Rossii s drevneyshikh vremen. Kniga XIV. 1766-1772, shih faksimilen e kopertinës], me autor historianin rus Sergej Mihajlloviç Sollovjov (1820-1879), profesor dhe rektor i universitetit të Moskës, akademik, këshilltar i fshehtë i Perandorit.
Në mes të shekullit XVIII u vendosen lidhje politike midis “Shqipërisë së vogël” dhe Rusisë,.
Diskutime rreth kësaj post