Kostandinos Kaçifas ka mbetur i vrarë gjatë ditës së sotme gjatë një shkëmbimi zjarri me Forcat RENEA.
35-vjeçari nuk iu bind urdhrit për t’u dorëzuar dhe u kundërpërgjigj ndaj efektivëve duke shtirë me armë zjarri.
Ai kishte lindur në Bularat dhe ishte banues në Athinë, ndërkohë që kishte rreth një javë që kishte mbërritur në Shqipëri.
Në Bularat rreth orës 10:00 po zhvillohej një aktivitet me rastin e festës së ushtarëve të vrarë grekë (Festë Kombëtare e Greqisë).
Sipas burimeve për JOQ, kanë qenë banorët e fshatit që kanë njoftuar policinë për ngacmimet e vazhdueshme që i bënte Kaçifaj.
Sipas informacioneve për redaksinë tonë, ai e kishte mbushur qendrën me flamuj grekë dhe provokonte vazhdimisht njerëzit.
Kur policia i është afruar, 35-vjeçari ka shtirë ndaj tyre.
Burimi deklaron ekskluzivisht për JOQ:
“Përshëndetje JOQ! Sapo fola me një të afërm që jeton në afërsi të Bularatit dhe sipas tij kanë qenë banorët e fshatit që kanë thirrur policinë mbasi ky kishte mbushur qëndrën e fshatit me flamuj grekë dhe provokonte në vazhdimësi njerëzit… Në momentin që është afruar policia ky pastaj i ka qëlluar dhe vazhdimin e dini…”
Kaçifas ishte një ekstremist grek me bindje radikale, që e kishte planifikuar sulmin ndaj policisë shqiptare këtë 28 tetor e në këtë mënyrë “t’i çonte një mesazh” Tsiprasit dhe Ramës.
Policia u nis drejt qendrës së fshatit dhe sapo ai i vuri re, nisi të qëllonte drejt tyre me automatik duke i rrezikuar jetën.
Fatmirësisht plumbat nuk prekën asnjë prej efektivëve, por një prej makinave të policisë.
Më pas Kaçifaj mundi të arratisej dhe u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me Forcat RENEA, të cilëve refuzoi t’u dorëzohej.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka plot mesazhe ku bën thirrje për rezistencë të grekëve në jug të Shqipërisë, të cilët i quan “vorio-epiriotë”. /joq.al/
Diskutime rreth kësaj post