Agron Xhafaj është njeriu më i diskutuar në Shqipëri gjatë ditëve të fundit. Vëllai i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është dënuar në Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale, e cila trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria në Itali dhe nga SHBA në Europë.
Emri i Agron Xhafaj është shndërruar në temë të nxehtë diskutimi politik dhe publik që prej së mërkurës, kur Partia Demokratike publikoi vendimin e dënimit të tij me 7 vjet e dy muaj burgim nga Gjykata e Kasacionit e Italisë.
Pavarësisht diskutimeve të nxehta, media nuk ka arritur të sigurojë asnjë foto të Agron Xhafaj. Ai ka ruajtur një profil shumë të ulët publik dhe në arkivën e lajmeve të medias shqiptare nuk ka asnjë foto apo pamje të tij.
“Lajme.al” ka arritur të sigurojë një foto ekskluzive të Agron Xhafaj, i cili tashmë rezulton me emrin Geron Xhafaj dhe ka konfirmuar se bëhet fjalë për të njëjtin person, në bazë të gjeneraliteteve të bëra publike.
Në dokumentat italiane, i dënuari Agron Xhafaj rezulton i datëlindjes 08.06.1975. shtetasi Geron Xhafaj rezulton me të njëjtën datëlindje. Po ashtu, shtetasi Agron Xhafaj është me atësi “Sezai”, njëlloj si Geron Xhafaj dhe, po ashtu, njëlloj si atësia e vëllait të tij, ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Diskutime rreth kësaj post