Ish-zv. ministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahiu dje ka komentuar përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga Partia Demokratike. Spahiu tha se Basha në të mirë të partisë duhet të kishte marrë një vendim më institucional sesa individual. Ai u shpreh se mënyra sesi Basha e përcolli vendimin ishte shumë e rëndë dhe do të ishte më e thjeshtë nëse do të kishte proceduar në anë institucionale. Sipas Spahiut edhe pse SHBA është aleat strategjik dhe ka rol të rëndësishëm, do të ishte më mirë sikur anëtarësia të kishte një rol më të madh.
“Basha për Berishën mori vendim personal. Basha mund të kishte marrë një vendim më institucional dhe jo individual. Do ishte në të mirë të PD, nëse vendimi do ishte institucional. Duhet ta pranojmë që PD identifikohet me Berishën. Më mirë se e di Basha këtë vendim nuk e dimë ne, por mënyra se si e ka marrë dhe mënyra se si përcillet ky vendim është shumë më i rëndë nëse do futej në votim. Ne e kemi pranuar se SHBA janë aleati strategjik i yni dhe çdo këshillim me ta është i domosdoshëm. Por në fund të fundit një parti funksion me strukturat drejtuese të saj dhe anëtarësia ka një rol shumë të madh. Nëse do ishte vendimi i të gjithë anëtarësisë do ishte një situatë krejt tjetër”, u shpreh ai.
Po ashtu Spahiu tha se nuk ka qeverisje në të gjitha drejtimet si nga opozita ashtu e mazhoranca. Sipas tij, PD është shumë e përçarë dhe duhet punë për t’iu kthyer normalitetit.
“Nuk është e lehtë të flasim për aleatin tonë të shumë viteve, aq më tepër për ish-kryetarin dhe kryetarin aktual, të kësaj partie, por është një fakt. Nuk është thjesht shqetësim për PD, por për opozitën demokracinë dhe shoqërinë e shtetit shqiptar. Vjen ky moment që realisht nuk kemi qeverisje, në të gjitha drejtimet, ku gjendja ekonomike është e rëndë, siguria për jetën mungon, çmimet janë në stratosferë, krimi është rrugës. Në vend që të merremi me qeverisjen po merremi me opozitën. Shpresoj që të kaloj sa më shpejt dhe t’i kthehet normalitetit dhe PD. Realisht PD është e përçarë”, tha Spahiu.
Diskutime rreth kësaj post