Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC u shpreh besimplotë se borxhi do të ulet nën 60 %. Balluku theksoi se gjithashtu zhvillimi ekonomik i vendit është shumë i rëndësishëm.
Pyetje: Është e zotuar nga qeveria për të ulur nivelin e borxhit publik dhe për të pasur një rishpërndarje, a e arrijmë dot në 60% siç parashikohet nga buxheti i ardhshëm?
Përgjigje: Për të thënë të drejtën ai është targeti qe kemi dhe besoj se ai target do të arrihet. Të ardhurat janë me të vërtetë rekord sot që flasim. Nuk ka të bëjë thjesht me një shëndoshje të ekonomisë, por ka të bëj edhe me një mirë-menaxhim të gjithë sistemit fiskal automatizimit të tij, ka një përqasje tjetër edhe se si punohet për mbledhjen e të ardhurave, Kështu që unë jam besimplotë që borxhi do të ulet nën 60%, sigurisht duke qenë të kujdesshëm për të mos afektuar të gjithë rritjen e ekonomike. Janë dy pole, të cilat duhen mbajtur në kontroll. Ne e kemi synim uljen e borxhit. Ulja e borxhit do të fuqizohet edhe pozitën e Shqipërisë në tregun ndërkombëtar financiar, por nga ana tjetër zhvillimi i ekonomik është shumë i rëndësishëm. Jemi duke punuar për një balancë maksimale midis këtyre komponentëve.
Pyetje: Pra një model i ri ekonomik tashmë i mbështetur tek investimet kryesore dhe i mbështetur tek shtyllat kryesore të ekonomisë?
Përgjigje: Patjetër, ne jemi edhe të detyruar, sepse është vetë tregu që tashmë po udhëheq në fushat e prodhimit ekonomik. Ne Sot kemi një bujqësi, e cila po lulëzon, por bashkë me bujqësinë duhet të lulëzojë edhe industria e lehtë dhe ajo përpunuese. Ne dimë se përveç eksportit të frutave apo perimeve, ato edhe mund të përpunohen , të eksportohen dhe shpërndahen pas edhe në vend. Nga ana tjetër i është dhënë fokus edhe peshkimit, gjithashtu që agrobiznesi është një nga kolonat më të rëndësishëm të ekonomisë për momentin dhe siç ju thashë, që industria minerare do të kthehet shumë shpejt në vëmendjen e ekonomisë shqiptare. Pasi ka një projekt agresiv nga BE për t’i dhënë vëmendjen të gjitha të mirave që dalin nga toka, dhe jo vetëm atyre tradicionale siç është kromi apo bakri, por edhe produktet e tjetra si litiumi apo zinku. Ne duhet të ngremë kapacitete kërkuese, të cilat janë të rëndësishme, por përmes programeve të BE ne jemi të përgatitur për këtë pasi duke nisur nga muaji dhjetor ne Elbasan, do të kemi Institutin Rajonal për Kërkimin dhe mbështetjen e Industrisë Minerare dhe kjo është një iniciativë, e cila ka vënë në pozita puna edhe akademikët, edhe shoqërinë civile, por edhe qeverinë shqiptare, Pritet që sektori minerar të tekë një temp të ri, një ritëm të ri përgjatë 2024. Nga ana tjetër nuk duhet të harrojmë që jemi para një momenti të rëndësishëm për sa i përket zbulimit të SHELL. Në ndërkohë që kanë hyrë në fazën e testimit dhe faza e testimit mbyllet në muajin janar. Ne e kemi shpjeguar disa herë se kjo fazë është për të treguar rrjedhën e produktit. Pra, të gjitha ato fraksionet, që duhet të këtë brenda rezervuarit dhe ne shpresojmë të jenë të duhurat dhe presioni të jetë i duhuri për të parë një rrjedhje të vazhdueshme. Nga ana tjetër është në një proces të avancuar në bllokun e Dumresë dhe prej tyre do kemi shumë shpejt të dhëna optimiste. Është një moment që ekonomia shqiptare po lulëzon, por edhe mënyra se si duhet trajtuar tashmë duhet reformatuar pasi jemi totalisht në pozita të tjera.
Diskutime rreth kësaj post