Disa vende të Amerikës së Jugut u “zhytën” në errësirë dje nga një eklips diellor, krijuar nga Hëna që kalonte midis Diellit dhe Tokës. Mijëra njerëz në Argjentinë dhe Kilin Jugor kthyen kokën drejt qiellit për të parë fenomenin spektakolar që zgjati rreth 2 minuta.
Eklipsi ishte i dukshëm përgjatë një korridori prej 90 km duke kaluar nga bregu i Paqësorit në Kili përmes vargmalit të Andeve dhe në Argjentinë. Dhjetëra astronomë vendosën teleskopë në shpatet e Villarrica – një nga vullkanet më aktive të Kilit për të vëzhguar fenomenin.
Eklipsi diellor ishte i dyti i dukshëm në Kili në 18 muajt e fundit. Në korrik 2019, rreth 300.000 njerëz dolën në shkretëtirën Atacama – një rajon në veri të Kilit për të parë eklipsin e mëparshëm.
Diskutime rreth kësaj post