Prej pothuajse 10 ditësh në jug-lindje të Turqisë dhe veri të Sirisë vijojnë kërkimet për gjetjen e të mbijetuarve pas tërmetit katastrofik të 6 shkurtit. Por përveç njerëzve të mbijetuar, ekipet e shpëtimit po gjejnë edhe sende me vlerë nën rrënoja.
Mediat ruse raportojnë se ekipet e shpëtimit rusë kanë gjetur një tenxhere me 150,000 dollarë ndërsa po pastronin rrënojat në një ndërtesë apartamentesh në Turqi. Ky lajm është konfirmuar edhe nga Ministria Ruse e Emergjencave:
Gjatë përpjekjeve të kërkim-shpëtimit ndërsa pastronin rrënojat në një pallat në Turqi, shpëtuesit rusë gjetën një shumë të madhe parash. Ekipet e shpëtimit sqaruan se në procesin e heqjes së një shtrese tjetër rrënojash zbuluan një tenxhere të mbushur me kartëmonedha njëqind dollarëshe.
Ekipet e shpëtimit thuhet se kanë gjetur 150 mijë dollarë dhe i janë dorëzuar policisë lokale për inventarizimin.
Tërmetet në Turqinë juglindore më 6 shkurt lanë më shumë se 36 mijë persona të vdekur dhe më shumë se 80,000 të plagosur, me mbi 6,400 ndërtesa të shkatërruara. Përpjekjet e shpëtimit dhe pastrimit në zonat e goditura nga fatkeqësia po vazhdojnë.
Diskutime rreth kësaj post