Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish lidhur me protestat studentëve, të cilët kërkojnë nga Qeveria dhe Ministria e Arsimit, plotësimin e kërkesave të tyre, që nga ulja e tarifës së studimit, e deri te përmirësimi i kushteve të konvikteve.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ironizuar me mediat, gazetarët dhe opozitën, teksa thotë: “I shoh kadrinjtë të agjituar shumë që mirë u iku dhjetori pa revolucion, po kërkesat e studentëve mesa duket po adresohen dhe Partia Socialiste po reflekton seriozisht për të nxjerrë mësimet e duhura nga shuplaka e tyre për qeverinë”Eh o kadrinj sa stinë si kjo do kaloni akoma”, përfundon Rama.
Diskutime rreth kësaj post