Egla Ceno ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Top Arena”, ku është përballur me pyetje mjaft pikante, si fillim nga moderatorja Erjola Doci e më pas nga aktori Visjan Ukcenaj.
Në një nga rolet e tij më të pëlqyera, Minioni i ‘Boulevard’, aktori ka intervistuar Eglën edhe për lajmet që kanë qarkulluar se është në lidhje me një muzikant.
Pjesë nga intervista:
Minioni: Për kitarën ça mendimi ke?
Egla: Mendoj që është një instrument fantastik që bën një rrok (zhaner muzikor) dhe jo vetëm.
Minioni: Ka mendim të mirë. A je ‘shkrydhur’ ndopak këto ditë?
Egla: Jam shkrydhur. Aq sa ma ka lejuar kërbishtja, sepse… (qesh)
Minion: Prap e ke keq kërbishtin. Po e fërkon, e fërkon apo…si e mban? (Qesh)
Diskutime rreth kësaj post