E permendi shpesh here te dashurin brenda shtepise se BBVA. Por gjatë një interviste në “Pushime On Top”, Efi Dhedhes konfirmoi se nuk është në një lidhje.
Madje, ajo tregoi se nuk është aspak e hapur për njohje të reja në këtë periudhë, sepse e ka fokusin te karriera.
Duke thënë se nuk beson fare te njohjet në Instagram, me mesazhe, Efi pranoi se nuk dëshiron asnjë lloj njohjeje momentalisht.
“Tani e kam prerë, nuk dua! Duhet të fokusohem te puna, te karriera, pastaj gjërat e tjera. Për mendimin tim asnjë njeri nuk mund t’i bëjë të dyja.
Ose do japë 50% andej, 50% këtej, por nuk është kurrë 100% në asnjë”, u shpreh ajo.
Sa i përket karrierës, Efi do të rikthehet në ekran në sezonin e ardhshëm me një rubrikë dedikuar tatuazheve në programin “E Diell”, në Top Channel.
Diskutime rreth kësaj post