Efi dhe Luiz kanë ndërprerë komunikimin e tyre që prej prime- t që shkoi.
Por, ngacmimet e tyre pas krahëve të njëri tjetrit kanë qënë të shpeshta gjatë këtyre ditëve.
Efi: Se kam kuptuar gjithë këtë mllef, jam e lumtur që më në fund Luizi e tregoi sa mosmirënjohës është. Nuk paskam qënë kaq e zgjuar, Luizi më paska dashur vetëm për interes. Mund të jem mërzitur pa fund, por i thashë vetes të kërkojë falje për atë ç’ka thashë në dhomën e rrëfimit. Por nuk kisha një njeri këtu brenda që ta flisja, mblodha dhe shpërtheva, ky është gabimi im dhe kërkojë ndjesë, mosmirënjohja e këtij njeriu nuk ka justifikim.
Luizi: Nëse nuk do e kisha përmendur me dashuri Efin brenda shtëpisë, Efi sot nuk do të ishte këtu. Për sa kohë nuk ma ka sharë nënën këtë javë është në rregull me mua.
Dea: E kam dyshuar gjithmonë këtë shoqëri, por Luizi është ai që e shkatërroi i pari. Është përpjekur të izolojë Efin që ta nxjerrë nga shtëpia.
Kiara: I ndërron mendimet sepse u bërë shoqe me Efin.
Dea: E dëgjova Efin dhe ishte e prekur, i jap të drejtë sepse mu duk e drejtë.
E kam falur Efin dhe pas ofendimeve, nuk mund të dalë Luizi të më thotë ça duhet të bëjë.
Arbër: Më duket fundi i marrëdhënies shoqërore me mungesë vlerash dhe sinqeriteti. Secili nga këta tani ka rrugën e tyre. Luizi kërkon finale për Kiarën, por Efi ka të drejtë që të dojë finalen. Nuk shoh diferencë midis lojës së Luizit dhe Efit, thjesht i përplasen interesat.
Zhaklin : Të dy e njohin njeri tjetrin.
Diskutime rreth kësaj post