Mbrëmja e djeshme në Prime-in e Big Brother ka ndezur debate mes Efit dhe Zhakut sa i përket temës së tradhëtisë.
Në përplasjen mes tyre, opinionistja ka komentuar skenën tek lavamani duke e cilësuar si dhunë nga ana e Luizit, mirpop Efi ishte ajo e cila e kundërshtoi këtë gjë duke thënë se nuk e sheh si të tillë.
Ndërsa diskutimi ka zgjatur Lakatari i bën të ditur Efit që mendimin e saj nuk ia lejon akujt ta komentojë ndryshe e sidomos në ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 mars.
Nisur nga kjo, Efi i tha: Nëse të drejtat e gruas duhet respektuar, pse nuk u përmend aspak tradhtia e Kristit? Pse nuk u komentua?
Efi vazhdoi duke thënë se Kristi duhej t’i kishte dërguar një mesazh të dashurës jashtë para se të lidhej me dikë tjetër. Por kjo gjë u kundërshtua nga Zhaklina.
“Në momentin që puth dikë tjetër ja ke dhënë mesazhin tjetrës”, tha ajo.
Efi: Po pse duhet ta lëndosh tjetrën jashtë në këtë mënyrë? Ky është mesazhi që do t’i jepni shqiptarëve? Që të tradhtojnë? Që t’i lëndojnë të tjerët pa iu dhënë një shpjegim? Unë këtë nuk e pëlqej aspak.
Diskutime rreth kësaj post