Sa i përket debateve të fundit që Efi ka patur me Luizin dhe me Kiarën, ajo u shpreh se bëhet e paaftë në momentin që ajo do dikë.
Ajo sërish përsëriti faktin se kur e do fort dikë dhe kur ka konsideratë për një person, ajo përfshihet shumë emocionalisht dhe e lë mënjanë lojën, që sipas saj, Kiara dhe Luizi nuk e bën.
Gerti i tha Efit se ajo duhet të mundohet ta kapërcejë këtë si situatë dhe jo të përpiqet ta fshijë nga rrethi, një person të caktuar.
Efi e falenderoi Gertin për këshillat që ai i dha dhe i tha se i pëlqen fakti që ai e kupton ndjesinë e saj dhe gjithë situatën që po ndodh në shtëpi.
Diskutime rreth kësaj post