Ditën e sotme, po zhvillohen zgjedhjet për kreun e e ri të Partisë Demokratike, ku garon lideri historik i demokratëve Sali Berisha dhe Ibsen Elezi, ku lidhur me zgjedhjet ka reaguar edhe ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Edvin Kulluri, duke dalë me një shënim në rrjete sociale, ku sipas tij, atmosfera dramatike dhe mungesë totale optimizmi, indiferencë dhe zhgënjim.
Ai e krahason me 13 Qershorin ditën kur Lulzim Basha, kërkoi të rizgjidhej në krye të Partisë Demokratike.
Reagimi i Kullurit:
“Të dashur miq! Ashtu siç pritej dhe e kam konstatuar prej muajsh, situata në Partine Demokratike mbetet po aq e rëndë sa përpara 9 shtatorit 2021. Sot në orën 11”15 shkova të votoj për kandidatet për kryetar të PDSH pranë qendrës se votimit ne degën nr. 2, Tirane. Me keqardhje konstatova se krejt ndryshe nga Referendumi i 18 dhjetorit, pjesëmarrja ne votime ishte shume e ulet. Ne 18 dhjetor ashtu siç edhe mediat disponojnë pamjet filmike, radha e votuesve ne pritje për të votuar ishte e gjatë.
Sot, ishte e njëjta situate si në 13 qershor kur Basha kërkoi të zgjidhej pas 4 zgjedhjesh të humbura! Serish pas 1 viti, atmosfera është dramatike. Mungese totale optimizmi, indiferencë dhe zhgënjim! Për arsye qe i kam thënë e stërthënë me vite e muaj të tere, PD nuk po del dot nga kriza e thelle politike qe e ka pushtuar të paktën qe nga viti 2017! Leximi i keq qëllimisht apo jo qëllimisht qe ju be Kuvendit të 11 dhjetorit dhe Referendumit të 18 dhjetorit nga zoti Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit na çoi ne rezultatin e 6 marsit dhe zgjedhjet e sotme! Uroj qe Komisioni Elektoral mos të beje të njëjtën gjë si ne 13 qershor, ku u mbushen kutitë e votimit duke manipuluar hapur zgjedhjet për kryetar të PDSH”, ka shkruar Kulluri.
Diskutime rreth kësaj post