Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar Edvin Kulluri komentoi mbrëmjen e sotme diskutimet në mbledhjen e Kryesisë së PD-së për ndryshimin e statutit të partisë.
Propozimet e bëra nga lidershipi i PD-së z. Kulluri i cilësoi si ndërhyrje kozmetike që nuk prekin problemet reale që ka partia.
“Nuk është hera e parë që ka një diskutim për statutin. Duke parë se çfarë ka ndodhur në vitin 2017, që u shkel statuti, një diskutim për ndryshimet statutore tashmë e ka humbur kuptimin. Janë ndërhyrje kozmetike”, tha Kulluri.
Ai foli ashpër kur tha se në Partinë Demokratike po ngrihet “kulti i individit” në mënyrë të padrejtë.
“Në PD më shumë po ngrihet kulti i individit. Z. Basha nuk dëgjon, nuk flet asgjë, vetëm bën propagandë dhe nuk shtron për diskutim asnjë çështje të rëndësishme”, tha Kulluri.
Gjithashtu Kulluri pohoi se zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë kanë shtuar dozën e frikës në radhët e lidershipit të PD-së dhe tek vetë kryetari Lulzim Basha.
“Ajo që unë dua të them është se besoj se zhvillimet e fundit në reformën në drejtësi duket të kenë krijuar me sa duket panik jo të vogël në radhët e lidershipit të PD dhe tek z. Basha, sepse nuk ka asnjë shpjegim tjetër ky largim i gjithë kritikës dhe kjo vendimmarrje krejtësisht personale. Është e qartë se ka ardhur fundi i një elite politike të tranzicionit. Unë kam qenë bashkëpunëtor me z. Basha dhe nuk e prisja që ta çonte partinë në këtë degradim, për të cilin ne ndihemi të gjithë keq si trupë”, shtoi ai.
Diskutime rreth kësaj post