Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka akuzuar kryeministrin Rama se po përdor paratë e shqiptarëve për të blerë ndjekës fals në Facebook.
Balliu thekson se kryeministri ka mbetur i vetëm dhe ndaj detyrohet të blejë ndjekës nga Bangladeshi dhe Kina.
Në mbështetje të akuzës së tij Balliu ka vendosur dhe foto të profileve të huaja që ndjekin dhe pëlqejnë postimet e kryeministrit Rama.
Statusi:
“KRYEMINISTRI FAKE ME PARATË E TAKSAPAGUESVE SHQIPTAR
Edi Rama harxhon pafundësisht para për ndjekës fallco në Facebook.
E vërteta është se s’ka asnjë shqiptar që mbështet dhe ndjek një antishqiptar si Edi Rama. I mbetur vetëm tashmë Edvini blen ndjekës nga Kina dhe Bangladeshi.
Edvin nuk të ndihmojnë as profilet fallco nga Bangladeshi apo Kina, tashmë je i VETËM.
Ka ardhur koha dhe patjetër do të mbash përgjegjësi për paratë që u ke vjedhur shqiptarëve dhe krimet që ke bërë.”, shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post