Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paris, ku një edukatore kopshti ka dhunuar fizikisht një vajzë tre-vjeçare dhe pamjet nga momenti i dhunës janë publikuar në rrjet. Drejtoresha e shkollës, Nicole Beloube, ka bërë thirrje për “pezullimin e menjëhershëm” të gruas që sulmoi fizikisht vajzën e mitur.
Në një video të postuar në rrjetet sociale, vogëlushja goditet me të gjitha forcat pas shpine, duke e bërë të humbasë ekuilibrin dhe të bjerë përtokë. Në fund të videos, edukatorja e kopshtit shfaqet duke e ndëshkuar vogëlushen në cep të një muri dhe më pas duke spërkatur fytyrën e saj me lëng.
Të shtëna me armë zjarri në kufirin greko-turk, një i plagosur
Vajza e vogël i është nënshtruar një kontrolli mjekësor për të vlerësuar gjendjen e saj psikologjike. Mjeku vlerësoi se “trauma psikologjike e pësuar nga fëmija është e rëndë”, pasi vogëlushja nuk i shikon të tjerët në sy e fytyrë dhe nuk pranon të flasë për edukatoren e kopshtit.
Une Maîtresse violente une petite fille de petite section et lui asperge un liquide sur la tête dans une école du 15 ème arrondissement de Paris. Une plainte a été déposée. En tant qu’avocate je mènerai ce combat main dans la main avec la famille, en tant que maman mon cœur… pic.twitter.com/5LQ6O6XP5f
— Vanessa EDBERG (@EdbergVanessa) September 9, 2024
Diskutime rreth kësaj post