Eduart Grishaj gjatë një interviste në “Wake up”, ka treguar se vogëlushi Dielli ka karakterin të ngjashëm më të tijin.
Ai rrëfeu se me ardhjen në jetë të Diellit gjërat për të kanë ndryshuar dhe ka një kënaqësi shumë të madhe kur shkon në shtëpi.
Regjisori u shpreh se e ndihmon shumë partneren e tij, pas lindjet së djalit duke theksuar se “i ka qenë në krahë moderatores pa qenë Dielli, imagjino tani”.
“Gjëja që ka ndryshuar, që evidentohet është se kur shkon në shtëpi ke një kënaqësi shumë të madhe kur e shikon, kur jep ato reagimet e para. Arbanës i kam qenë në krah pa qenë Dielli, imagjino çfarë bëj tani. E mbaj, kujdesem për të, ngaqë jam edhe shumë i gjatë nuk qan, kur e mbaj në sup i sheh njerëzit nga sipër dhe i duket vetja i rëndësishëm,” – përfundoi Eduart Grishaj.
Diskutime rreth kësaj post