Eduard Zaloshnja thotë se në fund të muajit shtator ka realizuar një sondazh për të parë se si do të votojë publiku në zgjedhjet e 25 prillit.
E sipas tij, rezultatet kanë treguar se PS do të dalë përsëri fituese duke marrë mbi 53% të votave. Ai shpjegon se sondazhin e ka kryer përmes intervistave në terren dhe përmes telefonatave. Mirëpo ai nuk jep marzhin e gabimit të këtij studimi.
“Nga një sondazh që zhvillova në fund të shtatorit për revistën Follow Business Albania me 2200 të anketuar (intervista të drejtpërdrejta në terren dhe me telefonata fikse/celulare), rezultoi se PS-ja do të merrte 53.1% të votave të pjesëmarrësve në votim.
Nga ana tjetër, PD-ja do të merrte 40.1%, LSI-ja 3%, PDIU-ja 1.4% dhe partitë e tjera 2.4% (Shihni grafikun shoqërues).”– deklaron Zaloshnja.
Ai shton se studimi ka treguar se numri i pjesëmarrësve në votim do të ishte më i vogël se në zgjedhjet e 2017-ës. Vetëm rreth 160 mijë sipas tij do të marrin pjesë në votime.
Diskutime rreth kësaj post