Eurodeputeti dhe raportuesi për Shqipërinë, Eduard Kukan, thotë se kushti kryesor për hapjen e negociatave, është zbatimi i reformës në drejtësi.
“Rekomandimi i Komisionit është një sukses për Shqipërinë. Është një njohje e progresit që Shqipëria ka bërë në fushën e reformave në lidhje me procesin e integrimit Europian. Pas statusit si vend kandidat, ky është hapi tjetër në këtë proces.
Megjithatë, duke finalizuar reformën e drejtësisë dhe duke filluar zbatimin e tij së bashku me përparimin e mëtejshëm në prioritetet kyçe të reformave, mbetet pika e rëndësishme e referencës për fillimin e hapjeve të negociatave. Prandaj, unë dua të inkurajoj politikanët në Shqipëri, që të vazhdojnë të punojnë së bashku dhe të gjejnë konsensus për reformat që kanë të bëjnë me procesin e anëtarësimit në BE. Ky është çelësi për përparimin e mëtejshëm dhe në fund të fundit mënyra më e mirë për të hapur negociatat e anëtarësimit”, thotë Kukan në një intervistë për gazetën “Koha Jonë”.
I pyetur për kundërshtimet e Partisë Demokratike në lidhje me reformën në drejtësi, Kukan thotë:
“Unë jam ende i bindur se reforma e drejtësisë është një nga reformat kryesore të ndërmarra nga Shqipëria deri më tani. Është shumë e rëndësishme që të zbatohet kjo reformë, duke përfshirë vetingun, në mënyrë që të kemi një sistem të drejtësisë funksionale, atë që shqiptarët meritojnë. Duke thënë se duhet të respektohen të drejtat e opozitës për të kundërshtuar pjesë të reformës në Gjykatën Kushtetuese, si dhe vendimin e gjykatës. Unë jam i bindur se ne të gjithë kemi të njëjtin qëllim, për të bërë reformën sa më mirë të jetë e mundur”.
Diskutime rreth kësaj post