Me një mesazh të ndjerë dhe fjalë plot mirënjohje, aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut, Edlira Çepani, ka kujtuar bashkëshortin e saj të ndjerë, Gerti Bogdani, i cili ndërroi jetë papritur më 18 Shtator, duke lënë një boshllëk të madh në jetën e familjes dhe miqve të tij.
“Ndërsa shoh emisione të viteve të kaluara, falenderoj Zotin çdo ditë për ty, Gerti im,” shprehet Çepani në mesazhin e saj prekës.
“E falenderoj që pata fatin të të kisha në krah në këtë jetë, dhe që më zgjodhe mua për të ndarë këtë rrugë së bashku.” Në kujtimin e saj të dhimbshëm, Çepani përmend gjithashtu rëndësinë e modelit dhe vlerave që Bogdani la pas, jo vetëm për të, por edhe për dy fëmijët e tyre, Ajra dhe Reinarti.
Gerti Bogdani, një nga figurat e njohura të politikës shqiptare, humbi jetën në mënyrë të papritur më 18 Shtator, ndërsa ndodhej në një takim me kolegët dhe miqtë në Hotelin “Rogner” në Tiranë. Sipas dëshmive, Bogdani, vetëm 44 vjeç, pësoi një sulm të papritur në zemër dhe, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme mjekësore, nuk arriti të mbijetojë.
Diskutime rreth kësaj post