Me debate të forta është shoqëruar takimi i kandidates për kryetare të PD Edith Harxhi me strukturat e partisë në Peqin. Duke thënë se situata është e pashpresë në parti dhe ndërsa po fliste për projektet që ka për të ringritur PD, Harxhi është kundërshtuar e ndërprerë vazhdimisht nga të pranishmit.
Debati i fundit ka qenë me një prej demokratëve. Ai i tha të sulmojë kundërshtarin dhe jo Bashën, kurse Harxhi iu përgjigj duke thënë se ai e ka hedhur në gropë 4 herë partinë.
Debati mes Harxhit dhe demokratit:
Demokrati: Kur bie karroca me gjithë kalë ti s’mund të godasësh kalin por duhet ta lësh të ngrejë karrocën njëherë. Godit kundërshtarin.
Harxhi: Unë i bie atij që ka hedhur kalin 4 herë në gropë. Ka hedhur karrocën dhe kalin. Atë kundërshtoj unë.
Demokrati: Basha nuk përmend asnjë kandidat.
Haxhi: Kritika fillon brenda vetes. Basha le të dali në një debat me mua ose me ndonjë kandidat tjetër.
Diskutime rreth kësaj post