Kandidatja për kryetare në PD, Edith Harxhi deklaroi nga Korça se kryetari aktual, Lulzim Basha nuk duhet të futet në Parlament, nëse procesin zgjedhor e quan të manipuluar. Sipas saj, Basha duhet të organizojë protesta si në Rumani për të larguar Edi Ramën nga qeveria.
Deklarata e Harxhit:
“Z. Basha e vërtetë që e quan procesin të manipuluar, ashtu e quaj edhe unë, por unë quaj procesin parazgjedhor të manipuluar ndaj zgjedhjeve, pasi zgjedhjet në vetvete ishin ditë normale zgjedhjesh pasi nuk ka pasur asnjë ankimim nga komisionerët e PD kur janë mbushur proçesverbalet në KZAZ. Gjithçka doli ditën e dytë pas ditës së parë kur z Basha u shpreh se votat janë në kuti, ditën e dytë tha se nuk njihte zgjedhjet. Faktikisht Basha thotë ende sot se nuk i njohim zgjedhjet, por se do të hyjë në parlament. Atëherë unë i bëj thirrje se nëse nuk do i njohim zgjedhjet, z.Basha nuk duhet të hyjë në parlament por duhet t’i prijë një proteste paqësore të stilit rumun me një rezistencë paqësore për të rrëzuar Edi Ramën“, tha Harxhi.
Diskutime rreth kësaj post