Partia Demokratike ka publikuar listën me emrat e 300 anëtarëve që do të jenë në Këshillin Kombëtar për 4 vitet e ardhshme.
Në listë nuk është Edith Harxhi, e cila kandidoi për kryetare të PD në zgjedhjet e 13 qerhsorit. As Arben Ristani, ish sekretar i përgjithshëm i PD dhe pjesë e “grupimit për PD” nuk është pjesë e listës.
Por mes 300 emrave që u përzgjodhën anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike është edhe një italian.
Ai është Roberto Caparrotta, italiani që prej vitesh jeton dhe aktivizohet në Shqipëri si politikan i së djathtës.
Caparrota ka mbërritur në vendin tonë si biznesmen, i mbështetur nga ish-Kryeministri Sali Berisha, ndërsa më pas ka kërcyer në politikë si këshilltar për sipërmarrjen i Lulzim Bashës.
“Mirënjohës dhe falenderues delegatëve që më votëbesuan. Ju premtoj se do vijoj me një angazhim serioz dhe dinjitoz”, – shkroi italiani në rrjetet sociale.
Diskutime rreth kësaj post