Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri kritikon kryeministrin Edi Rama që nuk ka reaguar për situatën e krijuar në veri, pasi serbët kanë bllokuar pikat kufitare me barrikada. Ajo shprehet se historia nuk e harron këtë qëndrim me heshtje të kreut të qeverisë shqiptare.
“Asnjë fjalë për Kosovën nga Kryeministri Edi Rama, në këto kohë të rrezikshme! Historia nuk harron as nuk harrohet!”, ka shkruar Tahiri. Në 24 orët e fundit ka pasur vetëm dy reagime nga ministrja e Jashtme duke kërkuar që palët të ulen në dialog.
Diskutime rreth kësaj post