E ftuar në syri tv anëtarja e Kryesisë së PD-së Edith Harxhi, ka folur për “Ballkanin e Hapur” dhe sulmet e Ramës ndaj BE-së, ku theksoi se Ballkani i Hapur është një iniciativë e dy liderëve, Rama dhe Vuçiç, të cilët kanë vetëm problemet e tyre personale për ti fshehur apo për ti përparuar.
Gjithashtu, Harxhi u ndal edhe te Porti i Durrësit duke e quajtur një aferë korruptive në të cilën është i përfshirë edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç, pasi është e njëjta kompani grupi Elmar i cili ka lënë përgjysëm punimet në lumin Danub në Beograd.
Harxhi: “Ballkani i Hapur është një iniciativë e dy liderëve të cilët kanë vetëm problemet e tyre personale për ti fshehur apo për ti përparuar. Porti i Durrësit është e njëjta kompani që ka lënë përgjysëm punimet në ishullin e lumit të Danubit në Beograd, grupi Elmar dhe mendoj se këto kanë lidhje. Arsyeja se përse vjen në Shqipëri e njëjta kompani grupi Elmar dhe Rama i jep një nga pikat më strategjike të vendit, është e lidhur me afera të ndryshme personale ku mendoj se është i përfshirë edhe Aleksandër Vuçiç në këtë rast përderisa është e njëjta kompani.
Ballakni i Hapur është thjesht një arsye për Ramën dhe Vuçiç për ta hedhur në treg dhe për të mbuluar problemet e tyre të mëdha politike dhe ekonomike, korrupsion masiv të dy bashkë dhe në të njëjtën kohë propogandojnë nëpërmjet Ballkanit të Hapur projekte fitimprurëse për ata të dy. Ky është një plan tradhtar dhe deklarata e sotme është tradhti kombëtare për mua”, shprehet ajo.
Diskutime rreth kësaj post