Trajneri i ri i kombëtares shqiptare, Edi Reja ka publikuar sot listën zyrtare me futbollistët e grumbulluar për ndeshjet ndaj Islandës dhe Moldavisë. Tekniku italian ka dalë edhe në koferencë për mediat ku ka argumentuar zgjedhjet e bëra për këto dy takime.
Reja tha se u përpoq të mos bënte eksperimente dhe grumbulloi lojtarët që ishin edhe me De Biazin apo Panuçin.
Ndërkaq, në fjalën e tij, ai tha se synimi i Shqipërisë në këto eleminatore është kualifikimi në kampionatin Europian “Euro 2020″.
Reja u shpreh:
Janë 18 lojtarë që kanë qenë me De Biazin. Janë dhe lojtarët e tjerë që kanë qenë me Panucin. Më duhet kohë që të bëj vlerësimin e duhur. Kam parë të rinj dhe 4 lojtarë të Partizanit dhe të them të drejtën më kanë pëlqyer, por më pas i kam kthyer. Koha është shumë e shkurtër, ndaj vendosa të marr ata lojtarë që kanë qenë më përpara. Edhe Vrionin e kam parë, por më pas edhe atë e ktheva, pasi nuk kishte gjendjen e duhur. Duhet durim për këto dy ndeshje që kemi.
Objektivat? Objektivin e dini të gjithë, është të arrijmë në Europian. Janë 5 skuadra, 2 të para kualifikohet. Do mundohemi të rregullojmë pjesën mbrojtëse më pas të kalojmë te sulmi. Çdo lojtar duhet ta ketë të qartë objektivin, para se të vijë në Kombëtare. Kam folur edhe me djemtë. Lojtarët që vijnë këtu duhet ta ndjejnë këtë skuadër. Shqiptarët që jetojnë jashtë e ndjejnë këtë skuadrën. Futbolli është sport primar këtu në Shqipëri dhe shikoj që janë shumë të lidhur.”
Diskutime rreth kësaj post