Zërat se Edi Reja mund të merrë drejtimin e Napolit janë hedhur poshtë nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Ai i është përgjigjur interesimit të mediave italiane, duke përjashtuar kategorikisht mundësinë që tekniku i përfaqësueses italiane të zëvendeësojë në pankinën napolitane Genaro Gattuso, qoftë edhe përkohësisht.
“I kam dëgjuar këto zëra, por nuk di asgjë. Napoli nuk më ka kontaktuar dhe Reja nuk më ka folur për mundësinë e një pune të dyfishtë si trajner i kombëtares dhe i Napolit. Por e nënvizoj se ëshjtë një mundësi që e përjashtoj në mënyrë kategorike. Nuk mund të jesh trajner njëkohësisht në një kombëtare dhe një skuadër klubi. Nuk mund të ndodhë”, ka thënë Duka për radio “Kiss Kiss Napoli”.-shprehet Duka.
Numri një i federatës shqiptare të futbollit ka folur edhe në rolin e anëtarit të komitetit ekzekutiv të UEFA-s. Ai ka lënë të hapur mundësinë që ndeshjet e Kampionatit Europian të zhvillohen me praninë 50% të tifozëve në tribuna si dhe skenarin që ky turne të zhvillohet i gjithi në Angli, ku autoritetet kanë nisur planin për rihapjen e vendit.
Diskutime rreth kësaj post