Grupi polifonik “Zëri i bilbilit” , nuk i ka kursyer lavdet për Kryeministrin Edi Rama, për të cilin thonë: “Nisën punimet e para në janar 2007, po i sosi Edi Rama në më pak se gjysmë mandate”.
Vepra më e rëndësishme e këtij projekti është tuneli i Skërficës, duke bërë që rruga nga Tirana në Sarandë të shkurtohet me 40 minuta.
“Paska dhe male mbi male që të cajnë mes për mes!”.
Kështu ishte kënga që iu dedikua Kryeministrit Edi Rama, nga grupi polifonik “Zëri i bilbilit”, teksa po bëhej inagurimi i hapjes së aksit rrugor Kardhiq-Delvinë.
Nuk munguan edhe vallet, ndërsa Kryeministri shoqërohej nga Ministrja Belinda Balluku dhe Mirela Kumbaro.
Të pranishëm ishin edhe deputetja Anila Denaj, si dhe kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi.
“Nisën punimet e para në janar 2007, po i sosi Edi Rama në më pak se gjysmë mandat. Ti e lidhe Labërinë me rrugë kryq e tërthortë, Kurvelesh, Tepelenë dhe Vlorë. Këtu mezi shkonin trimat, tani lidhen në pak minuta Gjirokastra dhe Delvina. Kush punon për këtë truall, këngën labe ka shpërblim”, janë disa prej rreshtave në këngën për Ramën.
Tuneli i Skërficës përgjatë rrugës së re Kardhiq-Delvinë, me gjatësi 1316 metra është një nyje lidhëse e rrugës strategjike Kardhiq-Delvinë, për zhvillimin e turizmit në bregdetin e jugut dhe Sarandës.
Rruga Kardhiq-Delvinë, një nga projektet e paketës transformuese për ekonominë dhe turizmin e të gjithë zonës ka një gjatësi prej 34 km.
Ajo është cilësuar një nga akset me prioritare që shkurton rrugën nga Tirana në Sarandë, e cila tan i do të bëhet për 3 orë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm turizmit.
Ndërtimi i këtij aksi, u prit prej vitesh nga banorët e Gjirokastrës dhe operatorët turistikë, pasi do të afrojë dy qytete që kanë një numër të konsiderueshëm vizitorësh, Sarandën dhe Gjirokastrën.
Ndërkohë më 9 Korrik hapet përfundimisht dhe by-pass i Vlorës.
Diskutime rreth kësaj post