Në konferencën për media, gazetari i Top Channel, Muhamet Veliu ngriti pyetje për ministren e Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe kryeministri Edi Rama, në lidhje me çmimin e naftës, e cila nuk tregtohet në raport me çmimin me të cilin blihet në bursë.
Ibrahimaj, i kërkoi gazetarit që kur bëjnë llogaritje t’i bëjnë me të gjitha komponentët.
“Bordi i Transparencës po bën një vit që operon. Ju sfidoj ju dhe këdo tjetër atë që mediat thonë në raste të përsëritura, që vendos çmime në bazë të interesave që në fakt janë jo ekzistente. Ne kemi ulur marzhet e tregtimit të hidrokarbureve dhe këto efekte janë të matshme. Kemi ulur marzhin ndjeshëm. Ju thoni nuk reflektohen çmimet e bursës, ku mund t’ju referoheni atyre bruto. Ne përdorim çmimin PLATS. Hidrokarburet vlerëson me dollar, dhe kursi i këmbimit është një element i rëndësishëm. Kur bëhet një analizë duhet të bëhet me të gjithë komponentët e saj, dhe ju them që aludimi juaj nuk është i saktë”, tha ministrja.
Ndërsa Rama i kërkoi që kur bëjnë lajme, të ndajnë nëse e bëjnë për informon apo helmim të publikut.
“Muhamed me dy burime, të lutem, sepse je dhe i kulturës anglosaksone. Një burim që gjeneron dëshirat dhe frustrimet e ambiciet e interesat të pronarëve. Duhet se paku balancuar me një burim tjetër. Bëni lajme sa të doni për bordin, por është gënjeshtra më e madh të nisësh nga një gjysmë e vërtetë, sesi duhet marrë dhe opionon nga ata që akuzohen. Jua kemi shpjeguar 1 milionë herë, sa herë kaloj te nënklimi i Shqiponjës them me vete këta që diskutonin kilometri kaq, kur kalojnë këtu si ndihem. E mendoni sesa shumë e kanë gënjyer këtë milet. Një km është, por është e gjitha vepër arti. Ku di ti ca ka në atë km. Kur flet duhet të shohësh ca ka. Për Bordin, është gjëja më e thjeshtë. Doni të bëni informim apo helmim. Nëse doni të bëni informim, shkoni te bordi dhe çfarë diskutoni. Mos i bëni hesapet ndryshe”, tha kreu i qeverisë.
Diskutime rreth kësaj post