Kryeministri Edi Rama ka zbuluar gjatë intervistës për Huffington Post se do të jetë në Itali në datën 3 shtator. Ai u shpreh se do të vizitojë Otranton, për të falenderuar Italinë për pritjen vëllazërore që u bëri shqiptarëve 30 vite më parë.
Ky muaj ishte 30 vjetori i zbarkimit të 20,000 shqiptarëve në anijen e Vlorës në Bari, një kujtim që është ende shumë i gjallë në Itali, si u përjetua në Shqipëri?
Deklarata e Ramës:
“Unë do të jem në Otranto më 3 shtator sepse kurrë nuk mund të themi sa duhet falë Italisë vëllazërore për pritjen që iu bë shqiptarëve tridhjetë vjet më parë, një shembull i bujarisë që duhet të frymëzojë gjithashtu debatet e sotme në botën tonë mbi mikpritjen dhe emigracionin.“-shprehet Rama.
Diskutime rreth kësaj post