Kryeministri Edi Rama, ka bërë një deklaratë para mediave, ku nuk ka kursyer kritikat ndaj kryebashkiakëve. Rama ka ngritur problemin e ujësjellësve, duke theksuar se janë kthyer në sektorë punësimi me njerëz që marrin rroga kot.
“Nga një anë, janë bërë investimet më të mëdha seç janë bërë ndonjëherë tjetër, përfshirë edhe vitet më parë, edhe për plehrat, edhe për ujin, por për ujin do flasim javën tjetër. 800 milionë euro ka investuar kjo qeveri, së bashku me donatorët, por donatorët nuk është se i sjellin paratë dhuratë, janë fonde të këtij populli. 800 milionë euro dhe humbjet në rrjet dhe trajtimi i sektorit të ujit si një sektor punësimi, nëpër ndërmarrje të mbingarkuara me njerëz që marrin rroga kot, ndërkohë që çdo vit rritet borxhi i bashkive, është bërë rutinë por kjo është temë tjetër. Flas për mbetjet, prandaj po përgatiten buxhetet dhe është shumë e rëndësishme, që të gjithë të jenë të qartë se asnjë buxhet bashkiak nuk do ta kalojë dot filtrin e prefektit, nëse kalon filtrin e këshillave bashkiakë dhe jo vetëm Ministria, por dhe unë personalisht do vij të dëshmoj përpara këshillit bashkiak, në rast se do informohem që kryetari i bashkisë çon një buxhet që nuk i përgjigjet kostos së pastrimit”, kështu është shprehur Kryeministri Rama.
Diskutime rreth kësaj post