Kryeministri Edi Rama ua ka bërë të qartë ministrave të tij sot, teksa prezantonte paketën e re të Prokurorimeve Publike, duke thënë se nëse nuk respektohen rekomandimet e Agjencisë së Prokurimeve, atëherë dosjet për secilin do të shkojnë në SPAK.
Madje, aq i prerë ishte Rama saqë tha se për rastet me shkelje do të jetë vetë Kryeministria që do çojë materialet në Prokurorinë Speciale, dhe më pas hetimet të nxjerrin nëse shkelja ka ndodhur me qëllim apo nga injooranca.
“Rekomandimet e APP nuk janë as në Bibël e as në Kuran, edhe pse këto përsëri hanë diskutimet e tyre mes besimtarëve, por ama sikur në një rast të vetëm rekomandimet të bien në një vesh aq të shurdhët sa të mos ketë fare përgjigje, a thua se kjo APP mbyll letra në shishe dhe i hedh në det. Çdo rast i tillë do të shkojë në SPAK nga Kryeministria, pastaj a është i qëllimshëm apo injorancë këtë çështje pastaj hane hetimet”, tha kryeministri ndër të tjera.
Pjesë nga fjala e Edi Ramës:
“Në një kohë të shkurtër, jo të gjatë, ky shtet të kalojë në një nivel tjetër të nivelit të Prokurimeve Publike, në radhë të parë duke garantuar që çdo institucion funksionon si hallkë, jo si bajrak, dhe duke funksionuar kështu, funksionon si pjesë e një zinxhiri ku komunikim duhet të jetë 100% i garantuar.
Rekomandimet e APP nuk janë as në Bibël e as në Kuran, edhe pse këto përsëri hanë diskutimet e tyre mes besimtarëve, por ama sikur në një rast të vetëm rekomandimet të bien në një vesh aq të shurdhët sa të mos ketë fare përgjigje, a thua se kjo APP mbyll letra në shishe dhe i hedh në det që dallgët t’i nxjerrin ku t’i nxjerrin. Çdo rast i tillë do të shkojë në SPAK nga kjo godinë këtu (i referohet Kryeministrisë), pastaj a është i qëllimshëm apo injorancë këtë çështje indiferentët përkatës ta shpjegojnë duke marrë avokatë me vete.
Janë disa objektiva të realizueshëm, që afatet janë të padiskutueshme. Shmangia e kritereve të qepurave me dorë që kufizojnë konkurrencën me paketën ligjore është mundësuar që të adresohet me efikasitet, tërheqjet nga gara, rrotacionet në ofertim, ofertimet fiktive duhen marrë masa që të merren hetime administrative.”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post